Një skandal i madh ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut në futboll, ku ka reaguar edhe Komiteti i Gjyqtarëve ndaj vendimit të gjyqtarit në ndeshjen AP Brera – Bashkimi nga Kumanova], për faktin se penalltia nuk ka ekzistuar që u referua kundër skuadrës shqiptare.
“Në ndeshjen e sotme nga raundi i 9-të i Ligës së Parë MFL, midis ekipeve të FC AP Brera dhe FC Bashkimi, në minutën e 85-të gjyqtari kryesor akordoi një penallti për ekipin vendas për shkelje të një lojtari kundërshtar.
Me sa duket nga materiali video i bashkëngjitur, mbrojtësi mysafir me numrin 2, në një përpjekje për të goditur topin me kokë, ndërsa bie, pa e ditur shkel mbi lojtarin vendas me numrin 77. Ky është momenti i kontaktit që gjyqtari kryesor e vëren dhe e sanksionon.
Megjithatë, duke vlerësuar intensitetin e pamjaftueshëm të shkeljes dhe faktin që shkelja ndodh në pozicionin normal të trupit të mbrojtësit gjatë rënies, gjyqtarët e VAR ndërhyjnë në mënyrë korrekte dhe thërrasin gjyqtarin kryesor për të shqyrtuar pamjet në fushë.
Qëllimi është ti tregohet atij momenti nga i cili mund të përcaktohet intensiteti minimal dhe mungesa e ndikimit real të kontaktit, me mundësinë e ndryshimit të vendimit fillestar.
Sipas protokollit VAR, gjyqtari është ai që merr vendimin përfundimtar. Në këtë rast, ai nuk e pranon këshillën e VAR dhe vendos të mbështesë vendimin fillestar, një penallti, ndërkohë që bën një vlerësim të gabuar të intensitetit dhe ndikimit të shkeljes.
Për shkak të këtij vlerësimi të gabuar, gjyqtari kryesor do të vlerësohet negativisht nga kontrolluesi i gjyqtarëve.
Në disa ndeshje nga raundet e kaluara, kemi qenë dëshmitarë të shumë ndërhyrjeve të sakta të VAR-it, dhe një vendim i gabuar i arbitrit nuk mund dhe nuk duhet të jetë një rast ose arsye për uljen e vlerës së parimeve dhe protokolleve për funksionimin e VAR-it.
Sidomos duke pasur parasysh faktin se teknologjia drejtohet nga faktori njerëzor dhe bindja subjektive e arbitrit, që do të thotë se ka pasur, ka dhe do të ketë situata që mund të gjykohen gabim.
Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe Organizata e Gjyqtarëve do të vazhdojnë me punë dhe edukim të vazhdueshëm profesional të gjyqtarëve, tek të cilët investojnë dhe u besojnë, me qëllim ruajtjen e integritetit të garës, por edhe të vetë gjyqtarëve”, reagon Komiteti i Gjyqtarëve.