Bahri Cani: SHBA tërheq nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi

- Bota Sot

Bahri Cani: SHBA tërheq nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi

Gauetari Bahri Cani ka njoftuar se Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka tërhequr nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi, njoftoi Komiteti i Senatit për Punë të Jashtme.

Sipas tij, arsyet e vendimit nuk janë bërë publike, por ekspertët e vlerësojnë si një hap të kujdesshëm për të shmangur keqinterpretimet. SHBA-ja nuk ka ambasador në Beograd që nga janari, kur Christopher Hill u largua nga posti.

Shkimi i Bahri Canit:

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi. Këtë vendim e ka publikuar në faqen e internetit Komiteti i Senatit të SHBA-së për Punë të Jashtme.

Arsyet e sakta për tërheqjen e nominimit të Brnović nuk u deklaruan, por personalisht mendoj se ky është një vendim i mirë për shkak të mundësisë së keqinterpretimeve e ndoshta edhe më shumë.

Trump nominoi Brnoviq, një anëtar të Partisë Republikane dhe ish-prokuror të përgjithshëm të Arizonës, si ambasador në Beograd në fund të marsit.

Edhe pse nominimi arriti shpejt në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme, Brnovićq nuk u paraqit para organit që konfirmon emërimet.

SHBA-të nuk kanë ambasador në Beograd që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill la këtë post pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot