Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të ketë reshje lokale shiu.
Në mbrëmje vonë, pak para dhe pas mesnatës, pritet të ketë intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin, lokalisht në formë rrebeshi, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. Gjatë kohës me reshje, ulje e ndjeshme e temperaturave./MK