Roma hedh pas krahëve humbjen në Ligën e Europës, Dibala i gatshëm për sfidën me Fiorentinën

- Bota Sot

Roma hedh pas krahëve humbjen në Ligën e Europës, Dibala i gatshëm për sfidën me Fiorentinën

Pas humbjes ndaj Lilë në Ligën e Europës, Roma ka marrë një lajm pozitiv nga stërvitja e fundit. Paulo Dibala, i cili mungoi për dy javë e gjysmë për shkak të një dëmtimi të lehtë në kofshën e majtë, është rikthyer në grup.

Sulmuesi argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës.

Megjithatë, trajneri nuk e ka konfirmuar startin e tij nga minuta e parë, dhe nuk përjashtohet që Dibala të futet gjatë lojës për të dhënë kontributin e tij.

Ky rikthim sjell qetësi dhe motivim për skuadrën, e cila kërkon të reagojë pas humbjes në Europë dhe të vijojë me ecurinë pozitive në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot