Kalimi i Ansu Fatit në huazim te Monako nga Barça po shkon në mënyrë perfekte.
Lojtari spanjoll pati vështirësi të rikthehej në formë për shkak të shqetësimeve fizike që pësoi në parasezon, por që nga mesi i shtatorit, ai ka siguruar një vend në formacionin titullar të skuadrës franceze.
Performanca e tij ka qenë aq mbresëlënëse saqë klubi i tij e ka emëruar Lojtarin e Muajit. Hansi Flik vendosi në fillim të verës se opsioni më i mirë për sulmuesin ishte të dilte përsëri në huazim.
Ky veprim u bë dy vjet më parë me Brajton, por Ansu nuk u përshtat me ekipin anglez dhe u kthye te Barcelona. Trajneri gjerman e përdori atë si zëvendësues disa herë, por për shkak të lëndimeve dhe performancës së dobët, lojtari nuk u bë kurrë titullar. Ansu Fati po shijon një formë të mirë.
Që nga rikuperimi i tij, ai ka luajtur katër ndeshje, dy në ligë dhe dy në Ligën e Kampioneve. Në debutimin e tij evropian, ai shënoi një gol ngushëllimi kundër Club Brugge. Tre ditë më vonë, në Ligën 1, ai shënoi dy gola kundër Metz për të vulosur fitoren e Monakos.
Një tjetër gol kundër Lorient konfirmoi formën e tij mbresëlënëse të shënimit, dhe ai luajti përsëri një rol vendimtar në vizitën e tij kundër Mançester Siti.
Çmimi i Lojtarit të Muajit është simbolik, por duke pasur parasysh karrierën e lojtarit të ri, është shumë domethënës. Fati nuk ka pasur shumë fat në sezonet e fundit dhe duket se po e ndryshon dinamikën e tij të lojës.