20 milionë euro në tavolinë, Edi Rama krah Florentino Perezin

- Bota Sot

20 milionë euro në tavolinë, Edi Rama krah Florentino Perezin

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte mbrëmë i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, për të ndjekur nga afër sfidën mes Real Madrid dhe Villarreal, e cila përfundoi 3-1 në favor të “Los Blancos”.

Rama u pa krah presidentit të madrilenëve, Florentino Perez.

Është ky i fundit që ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

“Kemi dy muaj që punojmë për marrëveshjen me Real Madridin”, Sinan Idrizi:

Në javën e parë të tetorit do firmosim

Siç paralajmëroi javë më parë administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, Real Madrid pritet të investojë 20 milionë euro dhe kjo marrëveshje do të ketë lidhje pikërisht me klubin vlonjat.

Klubi më i suksesshëm në arenën evropiane të këtij sporti, ka gjasa të sjellë në Shqipëri shkolla futbolli, për t’i dhënë një dorë përmirësimit të këtij sporti në vendin tonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot