Dyshime për dy lojtarë

- Bota Sot

Dyshime për dy lojtarë

Në vigjilje të supersfidës në “Allianz Stadium”, Masimiliano Alegri përballet me disa dyshime të rëndësishme.

Në mbrojtje do të mungojë Estupinan për shkak të pezullimit, ndërsa Tomori rrezikon të mos rikuperohet.

Në vend të tij mund të aktivizohet i riu De Uinter, ndërsa Bartesagi shihet si alternativë për krahun.

Edhe në sulm situata është e paqartë. Leao mbetet një pikëpyetje, ndërsa Himenez dhe Nkunku nuk kanë arritur ende të shënojnë në kampionat.

Pulisiç është i vetmi i sigurt në formacion, pas nisjes së fortë të sezonit me katër gola. Alegri megjithatë nuk përjashton mundësinë e përdorimit të Loftus Cheek në krah të Pulisiç, një lëvizje e paparashikuar për të befasuar Tudorin.

Me mungesa dhe dyshime, Milani kërkon të ruajë ekuilibrin dhe të shfrytëzojë kreativitetin e Alegrit për të marrë rezultat ndaj Juventusit në një duel që mund të peshojë shumë në garën për kreun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot