Futbollisti i talentuar, Bebart Selmani, po luan me sukses te 2 Korriku i Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.
Selmani është një talent që premton shumë dhe doli nga klubi i futbollit Vizioni nga Ferizaj.
Kryetrajneri i Vizionit, Qerim Shaqiri, mburret me këtë talent.
“Bebart Selmani i dalur nga KF Vizioni KFF, tashmë pjesë e FC 2 Korrikut si dhe pjesë e kombëtares së Kosovës në U-17
Ne stafi i KF Vizioni KFF i urojmë shëndet dhe suksese ne paraqitjet e tij si në FC 2 Korrik ashtu dhe në kombëtaren tonë :, ka shkruar Shaqiri.