Në Gjermani po shtohen rastet e provokimeve me drona, sidomos mbi aeroporte, kështu ka njoftuar gazetari Bahri Cani.
Ai ka thënë se vetëm në ditët e fundit, aeroporti i Mynihut është bllokuar dy herë, ndërsa mbrëmë u raportua një rast edhe në Frankfurt, duke shtuar se fatmirësisht, droni në Frankfurt rezultoi të ishte i një personi që e përdorte për hobi, por ai tani përballet me një gjobë të rëndë.
Shkrimi i plotë:
Rreziku nga dronat në Gjermani - ulu se nuk të ha qeni!
Gjithandej po regjistrohen provokime me drona, në veçanti mbi aeroporte, si në Gjermani ashtu edhe në shumë vende të tjera të Evropës. Por policia duhet ti marrë ato seriozisht, ndërsa pasojat janë të mëdha.
Vetëm aeroporti i Mynihut është bllokuar dy herë në ditët e fundit dhe mijëra pasagjerë kanë mbetur pa udhëtuar. Ndërsa mbrëmë vonë ka pasur drona edhe mbi aeorportin e Frankfurtit, që është ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Për fat të mirë, atje është zbuluar shpejt se drona ishte e një personi që e kishte si "hobi" lëshimin e dronave, por këtë hobi do ta paguajë tani me dënim shumë të madh financiar.
Ndryshe, vetëm këtë vit në Gjermani janë regjistruar mbi aeroportin e Frankfurtit plot 35 pengime të fluturimit të avionëve me drona - deri në shtator. Ndrësa deri në gusht në të gjithë Gjermaninë ka pasur 144 pengime me drona, prej tyre 70 përqind në zonat e aeroporteve.
Siç shihet, deri tani në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka pasur ndonjë problem serioz, por një fjalë popullore thotë: Ulu se nuk të ha qeni....