Egnatia ka fituar ndaj Vorës në stadiumin e Laçit. T
ransferta për kampionët e Shqipërisë u vendos nga goli i Flamur Ruçit, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
Ishte minuta e 17-të, kur Ruçi shfrytëzoi si duhet krosimin e Xheferson për të dërguar topin në rrjetë. Goditja me kokë ishte e pandalshme nga portieri Shkëlzen Ruçi te Vora.
Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin. Vora spikati sidomos me fillimin e vrullshëm të saj, ndërsa Egnatia ia doli më pas të diktojë ritmin e ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Egnatian, që tashmë i bashkohet Vllaznisë në krye me 13 pikë. Në anën tjetër ndodhet Vora e Arjan Bellajt me 7 pikë.