Ferizaj me trajner të ri këndellet, i kthehet fitoreve! Valmir Nafiu e Donart Llapjani - shënojnë

- Bota Sot

Ferizaj me trajner të ri këndellet, i kthehet fitoreve! Valmir Nafiu e Donart Llapjani -  shënojnë

Ferizaj ka hedhur prapa shpine serinë negative prej pesë humbjeve, ku sot iu kthye fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës,

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin prapa palestrës së sportit ‘Bill Clinton” në Ferizaj.

Në minutën e 25-të Betim Haxhimusa u pengua dhe gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti.

Valmir Nafiu ishte pagabueshëm nga penaltia duke shënuar për 1:0 në minutën e 27-të.

Në minutën e 90+6 Donart Llapjani realizon për 2:0.

Ferizaj me trajner të ri, Nevil Dede, këndellet.

Drenica është në vend të katërt me 11 pikë dhe Ferizaj ngritet në të shtatin me 9 osh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot