Skuadra shqiptare e pafat, barazon në Shkup me Vardarin

- Bota Sot

Skuadra shqiptare e pafat, barazon në Shkup me Vardarin

Kryendeshja e javës së nëntë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, mes Vardarit dhe skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum, ka përfunduar baras (2:2). 

Ndeshja u luajt në stadiumin “Arena Todor Proeski”, ndërsa skuadra shqiptare ishte e pafat, pasi që në minutat e fundit iu mohua fitorja.

Në minutën e 19-të, mysafirët kaluan në epërsi, kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani, e dërgoi topin me kokë në rrjetë.

Gjyqtari tregoi pikën e bardhë për Vardarin. 

Pas verifikimit nga VAR, penalltia u konfirmua. Rogers Mato, golashënuesi më i mirë i Vardarit, mori përgjegjësinë, por gjuajti në të djathtë të portierit, dhe Angeletti reagoi duke shpëtuar portën e tij në minutën e 56-të.

Mato në minutën e 60-të barazoi rezultatin (1:1).

Megjithatë, barazimi nuk pati shumë efekt, sepse vetëm katër minuta më vonë, me aksionin e Ilievskit dhe Shabanit, Compaore kërceu në mënyrë perfekte me kokë shënoi për 1:2.

Georgije Jankulov barazoi në minutat shtesë (90+2), 2:2.

Struga Tri Lum kryeson me 23 pikë (7 fitore e 2 barazim), pasojnë Vardari me 21, Shkëndija 20 (një ndeshje ë pak), Sileksi 18 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot