Leskovci dihet botërisht se është i shqiptarëve dhe në këtë tokë do të luhet ndeshja e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Edhe serbët e dijnë se Leskovci është i shqiptarëve, por kur përmendet ky fakt ata çarten!
Banderola e “Plisave” ka qenë sikur një raketë për serbët sepse ia kujtojë pushtuesve serbë, se Leskovci është tokë e shqiptarëve.
“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë për nderë të historisë”, ishte mesazhi i “Plisave” i shpalosur në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit të Therandës.
Mediat serbe si “Kurir”, “Alo”, etj. kanë çartur nga ky mesazh.
“Provokim skandaloz nga Prishtina, Leskovci u quajt territor shqiptar”, shkruan ”Alo.