Sevila si gjithmonë ka qenë një mace e zezë për skuadrat e mëdha.
Kësaj radhe i doli dardhë me bisht Barcelonës, duke e gjunjëzuar me rezultat 4:1 në kuadër të javës së tetë të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Ndeshje për infarkt në stadiumin “Ramón Sanchez Pizjuan”.
5 gola të shënuara dhe një penallti e pa konkretizuar.
Sevilla avancoi me rezultat 2:0 falë golave të futbollistëve Sanchez (13 - nga penalltia) e Romero (36).
Në fund të pjesës së parë Rashford (45+7) realizoi për të ngushtuar rezultatin.
Futbollisti Adnan Januzaj është paraqitur nga minuta e 73-të për Sevillën, ndërsa pas një minute u ndëshkua me karton të verdhë pasi që shkaktoi penallti.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski (75’) nuk ishte i saktë nga penalltia duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë të poshtme dhe shpërdoroi rastin par të barazuar rezultatin.
Në minutë e 90-të Carmona realizoi për 3:1.
Në minutën e 90+6 Adams shënon për 4:1 duke tupëruar kampionin e Spanjës.
Real Madridi kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 19, Villarealin 16, Sevillën 13 pikë etj.