Një autogol mban Teutën mes pretendentëve!
Teuta ka siguruar një fitore më shumë të rëndësishme për moralin, teksa ka mundur 1:0 Bylisin në një duel që përcaktonte në këtë pikë të sezonit se cila mes skuadrave do të bashkohej me grupin e skuadrave që synojnë katërshen e parë.
Ndeshja e sotme mes dy skuadrave në Durrës është vendosur nga një episod në pjesën e dytë, kur Abazaj devijoi në portën e vet gjuajtjen e Votlait, ndërsa më pas Uallison u ndal nga traversa në kërkimin e golit të barazimit.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte shumë luftë në mesfushë e pak raste para portave, me Teutën që në fund iu gëzua këtyre tre pikëve të arta për klasifikimin.