Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, mezi ka fituar në kuadër të javës së 11-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
Deçiqi e mposhti me rezultat 1:0 Jedinstvo Franca-n.
Në një atmosferë të mirë në stadiumin “Besa” në Tuz, një fitore e mundimshme e skuadrës shqiptare.
Në minutën e 90+3, Balsha Radusinoviq asistoi deri te Halil Kajosha, ky i fundi e mposhti portierin Rijad Xhafiq.
Dy minuta më vonë, lojtari i Jedinstvos, Milosh Nikoliq, ndëshkohet me karton të kuq, gjë që çoi në tensione në fushë.
Deçiqi kryeson me 20 pikë e Jedinstvo është në vend të nëntë me 13 sosh.