Shkëndija e Haraçinës po tregohet gjithnjë e më e mirë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare vazhdon serinë fantastike, ku sonte nën dritat e reflektorëve e mposhti me rezultat 1:0 Bellasicën në Strumicë.
Golin e fitores e ka shënuar Erkan Shaipi në minutën e 78-të.
Shaipi goditi nga distanca, topi qëllon traversën por për fat të mirë u kthye nga portieri vendas dhe përfundoi në rrjetën e tij, 0:1.
Bregallnica kryeson me 17 pikë sa ka edhe Shkëndija në pozitën e dytë dhe Bellasica bie një pozitë më poshtë me 16 sosh.
Shkënidja deri me tash ka 5 fitore e 2 barazime, nuk njeh humbje.