Shqipëria po mobilizohen gjithnjë e më shumë që nga Leskovci të dalin ballwllart në kuadër të ndeshjes së Grupit K në kualifikimet për Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria ka motivin shtesë për faktin se renditet në vend të dytë me 7 pikë dhe një pikë më shumë se Serbia në pozitën e tretë.,
Media e Bosnjë dhe e Hercegovinës, “Sportsport” ironizon me selektorin serb, Dragan Stojkoviq, me titull: “Piksi e habiti Serbinë sonte! Askush nuk e beson se kë po sjellin përsëri në ekip para duelit me shqiptarët!”.
“Serbia aktualisht është pas Shqipërisë së vendit të dytë, me një pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak, por lehtësisht mund të konkludohet se dueli në Leskovc mund të jetë vendimtar në luftën për play-off.
Disa ditë para ndeshjes, Piksi bëri një veprim të papritur.
Sipas “Meridian Sport”, Lazar Ranxhelloviq pritet të mbërrijë në Stara Pazova nesër për grumbullim”, shkruan media boshnjake.
“Sulmuesi i Vojvodinës po kthehet në ekipin kombëtar pas një pushimi të gjatë, për të cilin debutoi në vitin 2020.
Pesë vjet më vonë, ai do të marrë një rast tjetër pas performancës së mirë me fanellën e Vojvodinës.
28-vjeçari, çuditërisht, do të jetë në dispozicion të Pksit për ndeshjen në qytetin e tij të lindjes, Leskovc”, shkruan mes të tjera media boshnjake.