Probleme te Real Madridi

- Bota Sot

Probleme te Real Madridi

Portieri belg Thibaut Courtois ka pasur një fillim të pasigurt të sezonit me Real Madridin.

Sipas mediave spanjolle, gardiani po krijon tension brenda dhomës së zhveshjes, pasi bashkëlojtarët e tij kanë vënë re nervozizmin që e kap pas gabimeve – diçka që tregon mungesë besimi.

Klubi gjithashtu ka vërejtur se pas dëmtimit të rëndë që pësoi, Courtois po has vështirësi me lojën me këmbë, çka ka hapur diskutime të brendshme në Madrid.

Raportohet se nëse Courtois nuk arrin të bindë stafin teknik me paraqitjet e tij në ndeshjet e ardhshme, atëherë portieri ukrainas Andriy Lunin mund t’ia zërë vendin në formacionin bazë.

Kujtojmë, Real Madridi këtë edicion ka qenë fantastik në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ku kanë pësuar vetëm një humbje, atë të turpshme nga rivali lokal Atletico.

Ndërkohë, belgu këtë edicion vetëm në kampionatin spanjoll ka pranuar nëntë gola në tetë paraqitje, ndërsa ka mbajtur portën e paprekur tre herë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot