Milani u ndal në një barazim pa gola (0-0) kundër Juventusit në Torino, duke ndërprerë serinë prej katër fitoreve radhazi në Serie A.
Pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, u shpreh për “DAZN” se ekipi e meritoi më shumë, por i mungoi konkretizimi para portës.
“Penalltitë humbasin, kjo ndodh. Luajtëm mirë në pjesën e dytë, por duhet të ishim më agresivë. Kur kemi kundërshtarin në duar, duhet ta sulmojmë dhe ta ‘mbyllim’ ndeshjen”, tha Allegri.
Tekniku foli edhe për Rafael Leaon, i cili po rikthehet pas një mungese të gjatë.
“Leao ka munguar për 45 ditë, por po punon mirë. Ai duhet të bëjë lëvizjen e duhur dhe të bëjë diferencën për ne. Është lojtar që vendos ndeshje,” theksoi ai.
Sa i përket Christian Pulisic, Allegri konfirmoi se amerikani mbetet gjuajtësi kryesor i penalltive për Milanin, pavarësisht gabimit të fundit.
Trajneri shtoi se është i kënaqur me qëndrimin e skuadrës dhe se pauza do t’i shërbejë ekipit për të rikuperuar formën e plotë të lojtarëve si Leao dhe Nkunku.
“Nuk pësuam gol dhe kjo është pozitive, por duhet të jemi më të zemëruar kur nuk fitojmë. Kemi ende shumë për të përmirësuar,” përfundoi Allegri.