Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e muajit tetor që do ti zhvillojë Kombëtarja e Kosovës.
Dardanët do të zhvillojnë fillimisht duelin me Slloveninë më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë takohen me Suedinë në Goteborg.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka treguar se çfarë pret nga këto dy ndeshje.
"Do të jenë dy ndeshje të vështirë, jo të lehta. Duke qenë kemi fituar ndaj Suedisë kemi treguar se mund të fitojmë edhe ndaj këtyre kundërshtarëve".
"Sllovenia është një skuadër shumë e vështirë dhe duhet të përgatitemi shumë këto ditë për të arritur fitore".
"Në shtëpi kemi gjasa të mira pasi kemi një publik të madh që na mbështetë dhe urojmë që të marrim rezultate pozitive", tha Foda.