A mundet Edon Zhegrova të luajë titullar te Kosova? Foda jep detaje për yllin e Juventusit

- Bota Sot

A mundet Edon Zhegrova të luajë titullar te Kosova? Foda jep detaje për yllin e Juventusit

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se sulmuesi Edon Zhegrova është plotësisht në dispozicion për dy ndeshjet e tetorit.

Zhegrova u la në stol gjatë dy ndeshjeve të fundit të Juventusit, megjithatë është ftuar nga Foda për përballjet me Slloveninë dhe Suedinë.

Në konferencë për shtyp, Foda deklaroi se Zhegrova është opsion për formacion, por do të vendosin përfundimisht pas këtyre katër seancave.

“Është me rëndësi që është bërë me ekip të ri, pra Juventusin dhe që është plotësisht i gatshëm, pra në formë. Për gjërat tjera do të flasim me Edonin dhe të gjithë lojtarët. Kemi katër seanca stërvitore, do të shohim si shkojnë dhe pastaj vendosim se çfarë formacioni do të përdorim”.

Ndërkohë, i pyetur për fitoren ndaj Suedisë, Foda nënvizoi se bëjnë lojë fantastike por tani duhet fokusuar te Sllovenia.

“Pas ndeshjes pastaj kemi bërë analizat dhe sidomos pasi Amir Rrahmani mungoi shkaku i lëndimit, përdorëm tre mbrojtës”.

“Pastaj me Suedinë luajtëm mirë, si ekip, luajtëm të gjithë së bashku dhe e dëshmuam se mund të luajmë edhe ndaj ekipeve që kanë lojtarë të klasit botëror dhe të fitojmë”.

“Por siç dihet futbolli nuk qëndron në të kaluarën, por në të ardhmen. Ndaj Suedisë i kemi marrë tre pikë dhe tani duhet të fokusohemi te Sllovenia. Pres nga lojtarët që të japin maksimumin kundër tyre”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot