Forma e mirë e Rabiot, lajm i mirë për kombëtaren franceze

- Bota Sot

Forma e mirë e Rabiot, lajm i mirë për kombëtaren franceze

Lajmi që mesfushori Francez Adrien Rabiot është bashkuar me AC Milanin, ishte mirëpritur nga trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps.

Sipas Deschamps, paraqitjet pozitive të Rabiot pas transferimit kanë qenë të mira si për të, ashtu edhe për ne.

Pas një vere kaotike, Rabiot u përjashtua nga skuadra e Olympique Marseille pas një zënke në dhomat e zhveshjes me ish-shokun e skuadrës, Jonathan Rowe. Ky incident solli tensione të mëdha brenda ekipit francez, duke ndikuar direkt në të ardhmen e tij te klubi.

Megjithatë, mesfushori arriti të mbyllë transferimin te AC Milan në ditën e fundit të merkatos. Që prej asaj kohe, ai është bërë një figurë kyçe në mesfushën kuqezi, duke luajtur të gjitha minutat në katër ndeshjet e para të Serie A dhe një ndeshje në Kupën e Italisë.

Rabiot po kalon një formë të mirë, dhe duket se rikthimi në nivel të lartë do ta ndihmojë edhe për kombëtaren franceze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot