Xavi i prerë, dëshiron të drejtojë një skuadër në Europë

- Bota Sot

Xavi i prerë, dëshiron të drejtojë një skuadër në Europë

Xavi Hernández i ka idetë e qarta, destinacioni i tij i radhës nuk do të jetë në Lindjen e Mesme.

Ish-trajneri i  Barcelona-s i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij të refuzojnë çdo ofertë që vjen nga Arabia Saudite.

Qëllimi i tij është të drejtojë një skuadër, e cila konkuron në nivelin më të lartë në Evropë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Xavi Hernández dëshiron të marrë frenat e Manchester United dhe një firmë e mundshme  nuk është vetëm një thashethem, pasi “Djajtë e kuq” me Amorim në krye nuk kanë patur rezultate pozitive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot