Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.
Vendimi vjen pas rezultateve të dobëta të skuadrës në fillim të sezonit, ku më i fundit ishte humbja në derbin ndaj Tiranës.
“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkoviç.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit thuhet.