Kukësi nuk humb më kohë

- Bota Sot

Kukësi nuk humb më kohë

Kukësi ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Sedat Pajazitit. Bledar Devolli do të ulet në stolin e verilindorëve për pjesën tjetër të sezonit.

Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

Për 47-vjeçarin në fakt është një rikthim, pasi siç dihet Devolli i ka drejtuar edhe më parë kuksianët.

Trajneri gjirokastrit e njeh mirë ambientin, ndaj dhe rikthimi i tij është pritur me entuziasës.

Devolli ishte pa ekip që prej shkurtit të këtij viti, teksa rikthehet në stol për të “ringritur” Kukësin dhe për ta vendosur në “shinat” e duhura. Aktualisht verilindorët mbajnë vendin e 10-të me 4 pikë pas 6 javësh kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot