Jamie Carragher, legjendë e Liverpool-it dhe tashmë analist sportiv, ka qenë shumë kritik ndaj mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, pas paraqitjeve të fundit zhgënjyese të uruguajanit.
Ish-qendërmbrojtësi anglez, në një analizë për mediet britanike, deklaroi se Araujo nuk ka cilësinë e nevojshme për të luajtur në nivele të larta dhe se Barça duhet të mendojë seriozisht për shitjen e tij:
“Sa herë që Barcelona përballet me një kundërshtar të elitës,
Araujo humbet përqendrimin dhe kjo i kushton shtrenjtë skuadrës. Nëse klubi dëshiron të bëjë një hap përpara, duhet ta shesë pa hezitim,” – theksoi Carragher.
Deklarata e tij ka ndezur debat te tifozët “blaugrana”, mes atyre që e mbrojnë Araujo-n për kontributin dhe karakterin e tij në fushë, dhe atyre që mendojnë se Barcelona e Hansi Flick ka nevojë për një mbrojtës më të qëndrueshëm për sfidat e mëdha të sezonit.