Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin e trajnerin më të spikatur

- Bota Sot

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin e trajnerin më të spikatur

Pas përfundimit të javës së 6-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.

Portieri më i dalluar i javës është shpallur ai i Apolonisë, Leonard Kacaj.

Katërshja e vijës difensive përbëhet nga: Ergi Zenullari (Skënderbeu), Serxhio Xhika (Korabi), Adolf Selmani (Iliria), Arlind Kurti (Laçi).

Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Redon Laho i Korabit dhe Stiven Puci i Luftëtarit.

Në mbështetje të sulmit janë tre lojtarët: Olola Romeo i Lushnjes, Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Xhovalin Trifoni i Apolonisë.

Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Luftëtarit, Kalonji Nyanguila

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Luftëtarit, Besmir Shabani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot