Pesë futbollistë të Serbisë nuk do të luajnë ndaj Shqipërisë, ja arsyeja

- Bota Sot

Pesë futbollistë të Serbisë nuk do të luajnë ndaj Shqipërisë, ja arsyeja

Jemi vetëm 4 ditë para duelit Serbi – Shqipëri, takim që do të luhet ditën e shtunë në Leskovc, duke nisur që nga ora 20:45.

Përballje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Mjaft delikat do të jetë ky 90-minutësh, i cili vendos shumë mbi fatet e skuadrave në Kupën e Botës.

Prej ditësh kanë nisur përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në këto kualifikuese.

Para kësaj përballjeje te Shqipëria marrin lajme të “mira” sa i takon kundërshtarit.

Kjo pasi te Serbia ka shkuar në 5 numri i të dëmtuarve dhe që nuk do të luajnë ndaj kuqezinjve.

I fundit që i shtohet listës së dëmtimeve është portieri i Napolit, Vanja Milinkoviq Saviq, i cili mësohet se ka luajtur me gjilpëra kundër dhimbjeve në sfidën ndaj Genoas në kampionat.

Ndërkohë të dëmtuar janë edhe Sasha Llukiq, Ivan Iliq, Kosta Nedelkoviq dhe Gudel.

Kjo nënkupton se infermieria e Serbisë është mbushur me të dëmtuarit, të cilët nuk do të mund të kontribuojnë ndaj Shqipërisë dhe kjo për djemtë tanë është një “hall” më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot