Situatë kaotike te Partizani

- Bota Sot

Situatë kaotike te Partizani

Partizani po kalon një nga momentet më të errëta të viteve të fundit.

Aktualisht të kuqtë ndodhen në vendin e parafundit në tabelën e Superiores, me vetëm 4 pikë pas 6 ndeshjesh.

Skënder Gega ishte i pari që nisi “sagën” e largimeve, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë që më pas u largua drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, ndërsa sot u zyrtarizua ikja e Mladen Milinkoviq.

Ndërsa së fundmi, Gega ka postuar në “InstaStory” një shprehje domethënëse, ndoshta “thumb” edhe për drejtuesit e Partizanit.

“Kur humbet paratë, ti nuk humbet asgjë.

Kur humbet shëndetin, humbet diçka. Kur humbet karakterin, humbet çdo gjë”, shkruhet në shprehjen e publikuar nga Skënder Gega.



Lexoni të gjitha në Bota Sot