Te Liverpool situata nuk është fort e mirë pas humbjeve të fundit. Holandezi Cody Gakpo ka folur për ndeshjen e fundit, ku “reds” u mundën nga Chelsea në minutat shtesë.
“Luajtëm më mirë se ata në pjesën e dytë. Por ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Të pranosh gol në minutën e fundit është e vështirë për t’u pranuar”, tha holandezi.
“Nuk mundëm ta mbanim vrullin, ndaj duhet të analizojmë si ose pse. Disi e humbëm pak dhe ata na shtynë prapa”, shtoi më tej Gakpo.
Më tej, ai komentoi: “Nuk dua të them se kemi pak vetëbesim, por gjërat tani nuk po shkojnë mirë. Por kjo është pjesë e futbollit. Duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse e dimë cilësinë që kemi”.
“Kur luan në një klub kaq të madh, të humbasësh tre ndeshje radhazi nuk është mjaftueshëm mirë.
Ne e dimë këtë si lojtarë. Do të analizojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën përsëri”, tha Gakpo.