Sulmuesi brazilian i Arsenal, Gabriel Jesus, mund të rikthehet në kampionatin brazilian.
Sipas “Gazeta do Urubu”, Flamengo ka shprehur interesim për transferimin e njëzet e tetë vjeçarit, por nuk është e gatshme të paguajë shumën që kërkon klubi londinez, rreth tridhjetë milionë euro.
Jesus, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për shkak të një lëndimi serioz në ligamentin e gjurit, thuhet se dëshiron të largohet nga “Topçinjtë” për të pasur më shumë minuta në fushë dhe për të siguruar një vend në kombëtaren e Brazilit për Botërorin e ardhshëm.
Kontrata e tij me Arsenal skadon në vitin 2027, por mungesa e aktivizimit dhe dëshira për t’u rikthyer në formë para syve të përzgjedhësit të Brazilit mund ta shtyjnë atë drejt një transferimi në vendlindje.
Flamengo, ndër klubet më të mëdha në Amerikën e Jugut, po e sheh Jesusin si përforcimin ideal për repartin ofensiv, megjithëse negociatat pritet të jenë të vështira për shkak të kërkesave financiare të Arsenalit.