Kupa e Shqipërisë për edicionin 2025-2026 do të startojë zyrtarisht më 15 tetor, me zhvillimin e turit të parë, që pritet të sjellë përballje interesante mes skuadrave të Kategorisë Superiore, të Parë dhe të Dytë.
Pas turit paraeliminator, ku u kualifikuan Basania dhe Këlcyra, tashmë gjithçka është gati për raundin e parë të vërtetë të Kupës, që do të luhet me sistem eliminimi direkt, në një takim të vetëm.
Kjo fazë do të shërbejë si test për shumë skuadra, ndërsa pritet të ketë edhe surpriza, siç ndodh shpesh në këtë kompeticion.
Edhe në këtë edicion, formula e Kupës synon të krijojë një balancë mes ekipeve elitare dhe atyre të kategorive më të ulëta, duke ofruar mundësinë që edhe klubet më modeste të shkruajnë historinë e tyre në këtë turne tradicional.
Ndeshjet e tureve të para luhen me një takim. Tetë skudra të Superiores hyjnë në garën e Kupës vetëm në muajin janar, pasi të jenë zhvilluar dy turret e para.
Çiftet e turit të parë të Kupës, 15 tetor 2025, ora 13:30
Skënderbeu – Basania
Laçi – Këlcyra
Vora – Maliqi
Flamurtari – Naftëtari
Besa – Shkumbini
Burreli – Shiroka (Albanët)
Pogradeci – Delvina
Apolonia – Besëlidhja
Lushnja – Butrinti
Korabi – Veleçiku
Kastrioti – Devolli
Kukësi – Tërbuni
Valbona – Tomori
Erzeni – Sopoti
Luftëtari – Oriku
Iliria – Luzi 2008