Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për sulmuesin e Arsenalit, Viktor Gyokeres, dhe mungesën e golave të tij në këtë sezon.
27-vjeçari suedez ka shënuar vetëm tre gola deri tani, të gjithat në Premier League, duke pasur një fillim të vështirë pas suksesit të jashtëzakonshëm te Sporting, ku shënoi 97 gola në 102 ndeshje në dy sezonet e tij në Portugali.
Gyokeres nuk ka shënuar për gjashtë ndeshje radhazi nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, i cili deri tani ka treguar durim me të.
“Ai po ecën mirë. Kur je në krye të ligës, gjithçka duket mirë. Nuk e kuptoj pse njerëzit pyeten kaq shumë për lojtarët. Kur Liverpool ishte në krye dhe nuk kishte humbur ndeshje, dikush i kritikoi?
Jo.
Tani ata humbën disa ndeshje dhe menjëherë flitet se janë jashtë garës për titull, është e çmendur”, tha Ferdinand.
“Gyokeres nuk po bën mrekulli, por është pjesë e një skuadre që kryeson tabelën, prandaj jam i sigurt që ai është i lumtur,” theksoi Ferdinand në podcastin e tij “Rio Presents”.
Ferdinand shtoi se qëndrimi i lojtarëve brenda një ekipi që kryeson kampionatin është një nga faktorët më të rëndësishëm për besimin dhe performancën e tyre.