FFM organizon “Fan Zone” në Gent për sfidën me Belgjikën

- Bota Sot

FFM organizon “Fan Zone” në Gent për sfidën me Belgjikën

Federata e Futbollit e Maqedonisë njoftoi se do të organizohet një Fan Zone, për tifozët e Maqedonisë, para sfidës me Belgjikën, më 10 tetor.

Vendtakimi do të jetë Korenmarkt në Gent dhe zona e tifozëve do të jetë e hapur nga ora 11:00, nga ku tifozët do të drejtohen drejt autobusëve. Gjithashtu thuhet se është organizuar transporti nga zona e tifozëve në stadium dhe anasjelltas.

Autobusët për në stadium do të nisen në orën 18:15.

Vendndodhja e saktë shihet në fletushkë nëpërmjet kodit QR. Maqedonia do të ketë mbështetjen e pothuajse 1,000 tifozëve në ndeshjen në Gent.

Ndeshja nis në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot