Didier Deshamp duket se ka qenë në humor të mirë në këtë grumbullim me përfaqësuesen e Francës, siç e tregon edhe një shkëmbim batutash me një nga yjet e skuadrës, Kingslei Koman.
Ky i fundit i dha lamtumirën Bajern Mynihut gjatë verës, për t’iu bashkuar Al Nasr në Arabinë Saudite, pas një oferte shumë të mirë ekonomike.
Dhe Deshamp nuk i ka rezistuar tundimit për ta ngacmuar për cilësinë e kampionatit, sipas një bashkëbisedimi që është publikuar në mediat franceze.
“Zoti Koman, si po ju shkojnë pushimet?”, e pyeti ai duke qeshur gjatë stërvitjes së “gjelave”.
“Duhet të shkojmë të luajmë në Bagdad”, ishte përgjigja e shpejtë po me ironi e sulmuesit anësor, i cili i referohej ndeshjes që kishte luajtur me ekipin saudit në Ligën e Kampioneve disa ditë më parë ndaj Al Zavra në kryeqytetin e Irakut..