Bajyrni i Munihut vazhdon marshimin e pandalshëm si në stadiumin e tyre ashtu edhe në transfertë në Bundesligë.
Fitorja 3:0 të shtunën në mbrëmje ndaj Ajntraht Frankfurt ishte fitorja e dhjetë radhazi në të gjitha garat për skuadrën bavareze.
Kapiteni Joshua Kimmich pranon se skuadra ka bërë përparim të madh – dhe e përdor një tjetër ndeshje ndaj Frankfurtit si pikë krahasimi. Bajerni i Mynihut nuk i la asnjë shans Ajntraht Frankfurtit, të cilët disa analistë i kishin cilësuar si “ndjekësit potencialë” të Bajernit në fillim të sezonit, në javën e gjashtë të Bundesligës.
Dy gola nga Luis Diaz, i cili po bëhet gjithnjë e më i fortë, një tjetër gol “i detyrueshëm” nga përbindëshi i golave Herri Kejn, mbrojtje solide dhe porta e paprekur – kush do ta ndalë këtë skuadër të Mynihut në rrugën drejt titullit të 36-të kampion?
Joshua Kimmiche sheh Bajernin shumë më të pjekur se një vit më parë.
Në tetor të vitit 2024, skuadra e Kompanit kishte shkatërruar gjithashtu Frankfurtin në pjesën e parë me një fuqi sulmuese mbresëlënëse. “Një nga gjërat më të çmendura që kam përjetuar me Bajernin,” kujtoi ai.
Por atëherë, Bajerni – që sulmonte furishëm, por ishte i lëkundur në mbrojtje – pësoi dy kundërsulme, u gjend në mënyrë absurde në disavantazh 1-2 në pushim dhe, edhe pse e përmbysi rezultatin në 3-2, në fund u ndal në një barazim 3-3. Dobësia e Bajernit për të pësuar gola nuk është më e dukshme këtë sezon, ndërkohë që fuqia sulmuese ka mbetur e njëjtë. “Sa i përket menaxhimit të lojës në tërësi, jemi bërë më të fortë,” tha Kimish. “Tani nuk kemi më ato periudha kur kundërshtari na mbulon plotësisht.”
Ad
Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets
Benefits of Trading Bitcoin CFDsIC Markets
Ndërsa ka momente kur djemtë e Kompanit “mbrohen më thellë”, siç theksoi kapiteni, ata në përgjithësi arrijnë të mbeten të sigurt.
“Kjo më jep besim personal se do t’i përballojmë edhe ato faza.” Falë këtij stabiliteti dhe efikasiteti të ri, Bayrni mund të lejonte që pjesa e parë ndaj Frankfurtit – që vlerësohet shumë për stilin sulmues – të mos ishte “e jashtëzakonshme”, “sidomos me topin,” siç kritikoi vetë Herri Kejn.
Megjithatë, ndeshja në transfertë, që drejtori sportiv Maks Eberl e quajti “testin përfundimtar,” nuk dukej më e vështirë për Bajernin sesa fitorja 5-1 gjatë javës ndaj skuadrës qipriote Pafos. “Nuk është edhe aq e lehtë, edhe pse skuadra e bën të duket e tillë,” tha Eberl.