Mbrojtësi Albian Hajdari ka folur si lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës.
Hajdari, i cili është pjesë e Hoffeheimit, pak ditë më parë braktisi Zvicrën për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Ai tashmë është duke u përgatitur me Dardanët për ndeshjet e tetorit.
Kosova më 10 tetor luan kundër Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’, kurse, tri ditë më vonë luan në udhëtim tek Suedia.
Në një deklaratë emocionuese, Hajdari tha se vendimi i tij ka ardhur nga zemra dhe se Kosova për të ka një domethënie të veçantë.
“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën, sepse Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, ka thënë Hajdari.
Hajdari është një tjetër përforcim i rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda, në prag të ndeshjeve të tetorit.