Adam Wharton është një nga mesfushorët e rinj më të mirë të momentit, 21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
“AS” dhe medie të tjera spanjolle raportojnë se e ardhmja e mesfushorit anglez pritet të jetë te Real Madrid. Xabi Alonso e pëlqen shumë Wharton dhe Florentino Perez është gati ta sjellë në Madrid.
Kosto e operacionit mendohet të jetë 85 milionë euro. Wharton shihet si zëvendësuesi ideal i Eduardo Camavinga ose Aurelien Tchouaméni, pasi të paktën njëri nga dy mesfushorët francezë pritet të largohet nga “Los Blancos” në verën e ardhshme.
Përveç Wharton, Real Madrid do të bëjë edhe një përforcim “big” në mesfushë. Emrat që qarkullojnë deri tani Rodri, Enzo Fernandes, Alexis Mac Allister dhe Vitinha.