Tashmë gjithçka është zyrtare, Carlos Garcia nuk është më trajner i Flamurtarit.
Pas paraqitjeve zhgënjyese në elitë, klubi vlonjat dhe tekniku spanjoll kanë mbyllur bashkëpunimin.
Flamurtari ndodhet në vendin e fundit në Superiore, me vetëm 2 pikë pas 6 javësh kampionat. Ndërkohë që lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi, i cili e falenderoj për punën dhe kontributin.
Këto ditë janë të “zymta” në Superiore.
Kjo për shkak se vetëm 1 ditë më parë, ishte klubi i Partizanit që njoftoi shkarkimin nga detyra të trajnerit Mladen Milinkoviq.