Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ndodhet ende pa një skuadër për të drejtuar, më shumë se një vit pasi u largua nga posti në “Camp Nou”.
Emri i spanjollit është përfolur shpesh në javët e fundit për një sërë ofertash nga klube të ndryshme, veçanërisht nga Arabia Saudite.
Sipas burimeve nga mediat iberike, tekniku 45-vjeçar ka refuzuar çdo ofertë që lidhet me Ligën Profesionale Saudite, pasi dëshira e tij është të qëndrojë në Europë dhe të vazhdojë karrierën në kontinentin e vjetër.
Ndërkohë, raportohet se Xavi po ndjek me vëmendje zhvillimet te Manchester United.
E ardhmja e trajnerit Ruben Amorim nuk është ende e qartë, dhe nëse “djajtë e kuq” do të kërkonin një ndryshim në pankinë, ish-lojtari i Barcelonës thuhet se është i gatshëm të pranojë ofertën.