Musliu flet para ndeshjes me Belgjikën

- Bota Sot

Musliu flet para ndeshjes me Belgjikën

Maqedonia e Veriut vazhdoi përgatitjet në Shkup, në pritje të nisjes për në Gent, ku e pret të premten ndeshja kyçe e kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 në futboll. 

Përballja me Belgjikën është ndeshja shumë e vështirë për Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti Visar Musliu tha se duhet të hyjnë në ndeshje më gjakftohtësi.

"Duhet të përballemi me faktin se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo se fati ynë varet nga e gjithë kjo. Nuk duhet të krijojmë presion shtesë.

Duhet të hyjmë në këtë duel me gjakftohtësi dhe me maksimumin tonë", thotë mbrojtësi Musliu.

Maqedonia është mysafire e Belgjikës në Gent dhe ndeshja luhet të premten në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot