Skuadra e futbollit Struga Trim Lum nën udhëheqjen e trajnerit Bledi Shkëmbit është një dimension tjetër këtë sezon.
Kjo u pa edhe në derbin me Vardarin në ‘Arena’ në Shkup.
Struga TL udhëhoqi dy herë, por fati nuk ishte për mysafirët dhe në fund fituan vetëm një pikë.
Struga TL e shkëlqyeshme, e pozicionuar mirë, dinte çfarë donte.
Gjëja më e rëndësishme për ekipin e Shkëmbit ishte të mos humbin në derbi, dhe sigurisht që vetë trajneri ka meritat e tij për një lojë të tillë.
Kjo është arsyeja pse media maqedonase "SportSport" e shpalli sërish trajner i javës së të 9-të në PMFL.