Real Madrid do të tentojë transferimin historik

- Bota Sot

Real Madrid do të tentojë transferimin historik

Për momentin bisedimet mes Real Madridit dhe Vinicius Junior për rinovimin e kontratës së brazilianit kanë mbetur pezull.

Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit nga Madridi, pasi kushtet që ai ka për rinovim kosniderohen si “kapriço” nga ana e drjtuesve të klubit.

“Marca” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se Real Madrid do provojë transferimin e Erling Haaland në rast largimi të Vinicius Junior.

Edhe pse norvegjezi ka një kontratë afatgjatë me “Qytetarët”, në Madrid besojnë se transferimi i tij është i mundur. Në rast se do bëhej realitet kjo lëvizje, kosto e operacionit mendohet të jetë 180-200 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot