Dy gra austriake, të cilat ishin ngatërruar pas lindjes në një spital në qytetin Graz, më në fund janë takuar pas 35 vjetësh.
Doris Grünwald dhe Jessica Baumgartner u lindën në spitalin “LHK-Uniklinikum” në Graz në tetor të vitit 1990, raporton televizioni BBC, duke i cituar mediat austriake.
Të dyja foshnjat kishin lindje të parakohshme. Pak kohë pas lindjes, motrat ishin ndërruar gabimisht dhe u ishin thënë prindërve të një familjeje tjetër.
Më pas, në viin 2012, Grünwald mori vesh se nuk ishte e bija biologjike e prindërve të saj, Evelin dhe Josef, kur kishte dhuruar gjak dhe kishte kuptuar se grupin e gjakut nuk e kishte si të nënës.
Televizioni publik austriak ORF kishte raportuar për këtë rast që në vitin 2016, por atëherë familja tjetër nuk ishte gjetur.
Baumgartner u rrit jo fort larg nga Herbert dhe Monika Derler, sipas ORF-së. Ajo zbuloi se grupi i saj i gjakut nuk lidhje me atë të prindërve, kur ngeli shtatzënë, dhe një mjek e njoftoi për rastin e ndërrimit të foshnjave.
Jessica vuri kontakte me Dorisin përmes rrjetit “Facebook” dhe më pas u takuan. “Ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë” – tha ajo.
Menaxheri i operacioneve në spitalin “LHK-Uniklinikum”, Gebhard Falzberger, citohet të ketë thënë: “Neve na vjen thellësisht keq që ky gabim ishte bërë atë kohë.
Ai u kërkoi falje dy familjeve në emër të spitalit.