Mario Balotelli, aktualisht pa klub, ka përfunduar dënimin me shërbim prove të vendosur nga gjykata e Brescias, pas incidentit rrugor të nëntorit 2023 dhe refuzimit për t’u nënshtruar testit të alkoolit, që kishte çuar në procedim penal të tij. Gjykata pritet ta shpallë shuarjen e shkeljes më 1 dhjetor.
Gjatë 6 muajve, Balotelli ka bashkëpunuar me shoqatën “Bimbo chiama Bimbo”, me bazë në Brescia, duke punuar mbi 40 orë në shërbim të fëmijëve.
“Ka qenë një përvojë shumë pozitive, që më lejoi të njoh veten më mirë dhe të përmirësohem si person”, – tha Balotelli për “Giornale di Brescia”.
Ish-lojtari i Inter, Manchester City, Milan dhe Brescia, do të vazhdojë të angazhohet vullnetarisht me fëmijët edhe pa detyrime ligjore, duke konfirmuar dëshirën për ta vazhduar aktivitetin e tij me shoqatën breshiane.