Tuchel entuziast me Kanen

- Bota Sot

Tuchel entuziast me Kanen

Sezoni 2025/2026 po rezulton i jashtëzakonshëm si për Bayern Munich, ashtu edhe për sulmuesin e tij kryesor, Harry Kane. Sulmuesi 32-vjeçar anglez po kalon një formë të jashtëzakonshme, me një bilanc mbresëlënës prej 18 golash dhe 3 asistimesh në vetëm 10 ndeshje zyrtare.

Pas performancave të shkëlqyera në Gjermani, Kane është bashkuar me Kombëtaren e Anglisë, e cila do të zhvillojë një miqësore kundër Uellsit dhe më pas një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Letonisë.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vlerësuar maksimalisht kapitenin e tij në një intervistë për Sport BILD: “Ai është pa dyshim sulmuesi më i mirë i brezit të tij. Ka arritur një nivel të ri dhe tani shënon pothuajse dy gola për ndeshje.”

Tuchel shtoi më tej: “Kane është në një formë të shkëlqyer, plot vetëbesim dhe mund të mbajë mbi supe si Bayern-in ashtu edhe Anglinë. Ai është në kulmin e karrierës, dhe jam i lumtur ta kem si kapiten.”

Në Gjermani, Kane vijon të ketë statistika të pabesueshme: deri tani 73 gola në 69 paraqitje me fanellën e kampionëve të Bundesligës. Ndërsa me Kombëtaren angleze, ai ka arritur 74 gola në 109 ndeshje, shifra që e vendosin mes më të mëdhenjve të historisë së futbollit botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot