Juventus gati të nis kontaktet me anësorin e Bayernit

- Bota Sot

Juventus gati të nis kontaktet me anësorin e Bayernit

Sipas raportimeve të Tuttosport, Juventusi po vlerëson me kujdes mundësinë për të afruar Raphael Guerreiron, mbrojtësin e majtë të Bayern Munich.

Futbollistit portugez i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, dhe për momentin nuk duket i prirur të rinovojë, pasi është lënë në plan të dytë nga trajneri Vincent Kompany.

Guerreiro shihet nga drejtuesit bardhezi si një zgjidhje ideale për krahun e majtë, për t’i dhënë pushim dhe më shumë rotacion Andrea Cambiasos. Falë dallueshmërisë dhe cilësive teknike, ai mund të luajë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor, duke i ofruar Tudorit alternativa taktike.

Bayern Munich mund të jetë i gatshëm ta shesë që në merkaton e janarit, për të shmangur rrezikun e largimit të lojtarit me parametër zero në verë.

Një mundësi që Juventusi po e ndjek me interes të madh, në kërkim të përforcimeve cilësore për pjesën e dytë të sezonit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot