Skena përsëritet dhe mesazhi fillon të jetë i fuqishëm.
Futbolli po i shkatërron lojtarët e tij.
Paralajmërimi i fundit ka ardhur nga Lamine Yamal , i cili, vetëm 18 vjeç , u lëndua ndërsa luante për ekipin kombëtar spanjoll në shtator , pikërisht në mes të kampit stërvitor.Barcelona dhe Federata shkëmbyen akuza për gjendjen e tij fizike dhe kujdesin që mori. Hansi Flik, trajneri i tij, nuk u përmbajt:
“Është turp. Ai shkoi në ekipin kombëtar me dhimbje, luajti… Kjo nuk është kujdes për lojtarët.”
Luis de la Fuente u përgjigj duke mbrojtur protokollin mjekësor të ekipit kombëtar. Lamine do të jetë jashtë për rreth tre javë, por ky nuk është fokusi. Rasti i tij vetëm sa nxjerr në pah një realitet që futbolli këmbëngul ta injorojë. Kalendari përpin yjet e tij.
Raporti i fundit i “FIFPRO-s” mbi ngarkesën e punës së futbollistëve i vë shifrat në krahasim me atë që shumë veta e kishin paralajmëruar tashmë
Lamine Yamal është shembulli i përsosur se ku po shkon futbolli nëse askush nuk frenon. Vetëm 18 vjeç , anësori i Barçës ka luajtur 130 ndeshje profesionale dhe 9,772 minuta, pothuajse dyfishi i Iniestës, Çavit ose Fabregasit në të njëjtën moshë.
Ai ka luajtur 31% më shumë minuta sesa Belingam kur ishte 18 vjeç, dhe kjo ishte kur anglezi konsiderohej tashmë një rast ekstrem. Raporti e konfirmon këtë. Të rinjtë e sotëm kanë dyfishin e minutave sesa brezat e mëparshëm. Në fakt, Lamine është dashur të angazhohet dhe të detyrohet për të vazhduar të luajë.