Nuk ka akreditime për gazetarët e sportit të Kosovës!
Refuzohen!
Edhe Federata e Futbollit Shqiptar edhe Federata e Futbollit e Serbisë nuk e akreditojnë gazetarin e sportit, Arsim Maxhera, për ndeshjen Serbi – Shqipëri që luhet të shtunën në Leskovc.
Shtetasi i Kosovë është sikur ther në sy për Beogradin!
Kuzhina e Beogradit nuk lejon gazetarët e sportit të Kosovës që të janë të pranishëm në Leskovc.
Maxhera ka reaguar në profilin e tij në facebook: “Brenda afateve, në mënyrën profesionale dhe sipas standardeve të kërkuara, kemi paraqitur kërkesë për akreditim për ndeshjen Serbi – Shqipëri, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.
Fillimisht përgjigjja negative erdhi nga FSHF-ja e më pas edhe nga Federata e Futbollit e Serbisë.
Natyrisht, kërkesa është bërë duke u cekur shteti (Kosova), por është refuzuar me arsyetime jobindëse.
Mbulimi profesional, nga vendi i ngjarjes, i ndeshjes vendimtare dhe me rrezikshmëri të lartë do të ishte në interes të lexuesve tanë, por FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Serbisë kanë vendosur ndryshe!”.